Shoqëria “NEW CORP” sh.p.k është themeluar me objektiv të saj primar ushtrimin e aktivitetit në sektorin e ndërtimit. Ne synojmë të jemi ndër shoqëritë lider në sektorin e ndërtimit duke përfshirë këtu si Ndërtimet Civile ashtu dhe ato Industriale.
Fokus të veçantë i kemi kushtuar shërbimit të punimeve të interierit dhe rikostruksioneve të ndryshme. Ne ofrojme të gjithë gamën e shërbimeve ndërtimore që ka nevojë një strukture (qoftë apartament, vile, magazinë apo objekt shumëkatësh) si; punime prishje-evadim mbetjesh, suvatime, riparime, shtresa, shtrime pllakash, punime hidraulike, punime elektrike, punime gipsi, patimime, lyerje, bojra dekorative, veshje fasadash, etj..
Kompania ofron shërbim të kompletuar me çelesa në dorë sëbashku me partnerët tanë duke nisur nga projektimi dhe deri tek dorëzimi tërësisht i projektit të realizuar në kohë, cilësi.
Shoqëria synon të diferencojë produktin final që ofron në treg, duke marrë në konsideratë maksimizimin e çdo etape nëpër të cilën kalon projekti i ndërtimit të një objekti të caktuar. Kështu në punën tonë ne zgjedhim stafin më të mirë të projektimit dhe atë inxhinierik, duke filluar që nga arkitektët; projektuesit; inxhinierët konstruktor, civil, kostoist, të cilësisë dhe të zbatimit, mekanik, elektrik, gjeodet etj..
Në fushën e ndërtimit mbajmë gjithmonë në konsideratë analizat financiare, normativat ligjore, si dhe praktikat e standardet më novatore perëndimore si eurocode etj., për të qenë gjithmonë koherent me qëllimet e shoqërisë, konform misionit e vizionit të saj, shoqëruar përherë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie sociale kundrejt mjedisit ku veprojmë.

