Shoqëria “NEW CORP” sh.p.k nëpërmjet studiojeve të projektimit, arkitektëve dhe inxhinierëve të atashuar pranë saj, ofron për klientët e bashkëpunëtorët, projektimin dhe inxhinierinë e projekteve në mënyrë multidisiplinare. Gjithashtu, “NEW CORP” sh.p.k bashkëpunon me studiot më prestigjoze të projektimit në vend e më gjerë.
Projektimi konsiderohet nga ne si një nga fazat më të rëndësishme për arritjen e produktit final të kërkuar, pasi aty nis krijimi i tij. Gjithashtu është një fazë shumë e rëndësishme për të përcaktuar atë çka duhet të arrihet nga ana e klientëve apo bashkëpuntorëve si edhe nëse ajo çka projektohet të jetë e realizueshme dhe brënda buxhetit.
Do të theksonim këtu rëndësinë e veçantë në përcaktimin e objektivave të qarta dhe të arritshme për projektin, ndërtimin e rekuiziteve të projektit, si dhe menaxhimin e trefishtë të kostos, kohës dhe cilësisë.
“NEW CORP” sh.p.k me anë të projektimit synon të jetë edhe një përfaqësuese e qëllimeve të klientëve të saj, duke përcaktuar dhe zbatuar saktë nevojat e kërkesat, krahas normativave ligjore e standardeve ndërkombëtare.
Në këtë formë “NEW CORP” sh.p.k konsideron se sigurohet një lidhje më e fortë përsa i përket kostos, kohës, cilësisë si dhe përmbushjes së nevojave të klientëve.

