
Rreth shoqërisë tonë
Shoqëria “NEW CORP” sh.p.k është një shoqëri me kapital privat e cila është themeluar në Tiranë-Shqipëri, në Tetor të vitit 2014 si rezultat i një përvoje mbi 20-vjeçare të themeluesit të saj në fushën e ndërtimeve, energjise si edhe aktiviteteve të lidhura me to.
Kompania është përqendruar në fushën e investimeve-ndërtimeve-rikonstruksioneve-projektim, dhe veçanërisht në ndërtimin e ndërtesave civile dhe industriale si dhe rikonstruksione të ambiente të brëndshme, të jashtme, vila, apartamente, banesa dhe punime të ndryshme të instalimeve elektrike, hidro-sanitare, shtrime, fasada etj..
“NEW CORP” sh.p.k e ka filluar aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit dhe konsulencës së lidhur me këtë sektor, zhvillimit të projekteve të reja, e sot, falë punës serioze dhe korrekte ajo është zhvilluar me ritme të konsiderueshme, duke e shtrirë veprimtarinë e saj më gjerë në këtë industri, jo vetëm në ndërtime civile e industriale, por edhe me ndërtime të ndryshme në rikonstruksione apo interiere si dhe në fushën elektro – energjitike.
Përgjatë ecurisë së aktivitetit tonë, jemi shpërblyer me besnikërinë e klientëve, bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë, të cilët na kanë vlerësuar për zgjedhjet e aplikuara në projekte, ofrimin e teknologjive të reja, si dhe vëmendjen tonë maksimale për cilësi, siguri dhe zbatim të afateve me përpikmëri.
Misioni
Shoqëria “NEW CORP” sh.p.k është tashmë një realitet në treg, dhe një alternativë cilësore për ndërtimin, projektimin dhe zbatimin e objekteve civile, industriale, turistike, bujqësore, etj. Shoqëria synon operimin në veprimtarinë e saj në përputhje me rregullat dhe normativat të standarteve më të larta duke respektuar plotësisht legjislacionin në fuqi.
Vizioni
Sllogani i kompanisë sonë është “AIM FOR THE TOP”. Ne synojmë të jemi një ndër Kompanitë Lider në tregun shqiptar e më gjerë në fushën e ndërtimit, projektimit dhe zbatimit të projekteve të ndërtimit dhe infrastrukturës si edhe veçanërisht në ofrimin e shërbimit të projekteve me “çelesa në dorë”. Gjithashtu objektiv kryesorë janë edhe investimet direkte apo të përbashkëta në projekte të reja zhvillimore.
Stafi
Shoqëria “NEW CORP” sh.p.k gëzon një staf dinamik dhe me performance të lartë, në harmoni me misionin e shoqërisë. “NEW CORP” sh.p.k i jep një rëndësi të veçantë kualifikimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit të saj, duke krijuar hapësirat e nevojshme për rritjen e kualifikimin e mëtejshëm.
