Shoqëria “NEW CORP” sh.p.k falë konsolidimit në treg dhe stabilitetit të saj financiar është e angazhuar, krahas të tjerave, në investime në projekte të ndryshme, duke i zhvilluar ato drejtpërdrejt apo në bashkëpunim me partnerë të tjerë.
Si investitore, shoqëria “NEW CORP” sh.p.k është e interesuar në shumë fusha ekonomike, krahas të mësipërmve, si ndërtimi i objekteve civile dhe industriale, energji apo biznese të tjera.
Shoqëria “NEW CORP” sh.p.k në përzgjedhjen e fushës së investimit udhëhiqet nga qëllimi për të menaxhuar më mirë asetet e saj, si dhe për të ofruar të mira dhe shërbime sa më cilësore në treg.

